Memli Krasniqi shef i shtabit zgjedhor të PDK-së, nuk do të garojë për deputet - NACIONALE

Memli Krasniqi shef i shtabit zgjedhor të PDK-së, nuk do të garojë për deputet

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Memli Krasniqi nuk do të garojë për deputet.

Ai është zgjedhur të jetë shef i shtabit zgjedhor.

Postimi:

Sot, me vendim të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, kam marrë përsipër përgjegjësinë për të udhëhequr fushatën zgjedhore të partisë, si Shef i Shtabit Qendror Zgjedhor, në rrugën tonë drejt fitores më 28 dhjetor.

Këto zgjedhje janë mundësi për t’i rikthyer vendit normalitetin, stabilitetin dhe zhvillimin. PDK hyn në këtë proces më e përgatitur, e bashkuar dhe shumë e gatshme për t’i dhënë vendit drejtimin që meriton.

Në këtë fushatë, do të jem plotësisht në shërbim të fushatës sonë, të ekipit, të strukturave dhe të fitores sonë të përbashkët. Prandaj, pas shtatë mandateve si deputet i Kuvendit të Kosovës, këtë herë kam vendosur që të mos jem pjesë e listës tonë zgjedhore.

Ky është një vendim i qëllimshëm, që më lejon t’i përkushtohem tërësisht organizimit dhe udhëheqjes së fushatës dhe mbështetjes së plotë për Kryetarin dhe kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamza.

Ecim bashkë, me besim dhe vendosmëri, për një Kosovë ma të mirë për të gjithë!

Lajme të ngjashme