Memli Krasniqi në takim pune me zëvendëskryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel - NACIONALE

Memli Krasniqi në takim pune me zëvendëskryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar zëvendëskryeministrin dhe kryediplomatin e Luksemburgut, Xavier Better.

Kreu i PDK-së ka thënë se e uroi Bettel për hapjen e ambasadës së re të Luksemburgut në Kosovë.

“Xavierin e urova për hapjen e ambasadës së re të Luksemburgut në Republikën e Kosovës – një hap i rëndësishëm drejt forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona dhe përkushtimit afatgjatë të Luksemburgut ndaj Kosovës.” - ka shkruar lideri i PDK-së.

Tutje, ai ka treguar se ish-Kryeministrin Bettel e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës nëpër fushat kyçe, nga shëndetësia te teknologjia e inovacioni.

“Bashkë biseduam edhe për angazhimet tona të përbashkëta në kuadër të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Europës, ku Partia Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Luksemburgut e Zëvendëskryeministrit Bettel janë anëtare.” - ka përfunduar Krasniqi.

Lajme të ngjashme