Memli Krasniqi e takon edhe William Walkerin, vlerëson kontributin e tij - NACIONALE

Memli Krasniqi e takon edhe William Walkerin, vlerëson kontributin e tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, po vazhdon qëndrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje pos takimeve me zyrtarë amerikanë, ai ka takuar edhe një figurë të njohur dhe gjërësisht të respektuar në Kosovë.

I pari i PDK-së, bashkë me nënkryetaren e tij, Vlora Çitaku, kanë takuar William Walker, ish-ambasadorin që njoftoi botën për masakrën e Reçakut.

Gjatë vizitës në SHBA, takuam edhe mikun e madh të Kosovës, ambasadorin William Walker. Kontributi i tij për të vërtetën dhe të drejtën e Kosovës është historik, i paharrueshëm dhe do të gëzojë përjetësisht mirënjohjen dhe falënderimin tonë të plotë.”, shkroi ndër të tjera z.Krasniqi në profilin e tij në Facebook.

Lajme të ngjashme