Mehmeti-Selimi nga Haga: Gjykata Speciale ka qenë e padrejtë prej fillimit, lufta e jonë ishte e drejtë - NACIONALE

Mehmeti-Selimi nga Haga: Gjykata Speciale ka qenë e padrejtë prej fillimit, lufta e jonë ishte e drejtë

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Bashkëshortja e Rexhep Selimti, Shqipe Mehmeti-Selimi, është shprehur e bindur në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së.

Mehmeti-Selimi, e cila gjendet në Hagë për të përcjell seancën e sotme nga afër, ka thënë se Gjykata Speciale gjithmonë ka qenë e padrejtë.

“Lufta jonë ka qenë e drejtë dhe për këtë arsye jemi sot këtu që t’i dalim në mbështetje katërshes së UÇK-së. Ne shpresojmë që ky verdikt i Gjykatës në fund të jetë në të drejtën e tyre dhe në të drejtën tonë”, ka thënë ajo.

Ajo e ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se ka qenë e padrejtë.

“Kjo gjykatë ka qenë e padrejtë prej fillimit, padrejtësisht është themeluar dhe padrejtësisht po e gjykon Kosovën dhe luftën tonë. Ne si ushtarë qëndrojmë ballëhapur sepse kemi bërë luftë çlirimtare, dhe për këtë jam shumë e bindur që edhe gjykatësit e Speciales do ta shohin kështu si ne”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka komentuar edhe kërkesën e ZPS-së për 45 vite burgim për ish-krerët e UÇK-së kanë qenë jo normale.

Nuk është pritur asgjë e mirë prej kësaj gjykate, përveçse kjo kërkesë, mirëpo unë besoj se atë numër të dënimit nuk do ta pranojë gjykata, madje unë pres që ata të lirohen”, është shprehur Selimi.

Lajme të ngjashme