Mehmeti: Besoj se më 28 korrik marrim dritën jeshile për Kartonin e Gjelbër
Më 28 korrik të këtij viti në Bruksel do të mbahet një takim, i delegacionit të Kosovës me Këshillin e Byrosë Evropiane, në të cilën do të diskutohet mundësia që Kosova të mund të jetë pjesë e Kartonit të Gjelbër në një formë tjetër alternative.
Për këtë një delegacion nga Kosova, ku do të jenë Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku do të udhëtojnë për Bruksel ku më zyrtarët e Këshillit të Byrosë do të flasin për modalitetet se si Republika e Kosovës do të jetë pjesë e Kartonit të Gjelbër.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti është optimist se ky takim do të nxjerrë në pah mundësitë që Kosova i ka për Kartonin e Gjelbër.
“Ne së bashku me zyrtarë të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), do të shkojmë në Bruksel duke u prezantuar rezultatet konkrete të cilat i kemi arritur vitet e fundit, duke i pasur disa parakushte bazë se Kosova të mund të jetë pjesë e Kartonit të Gjelbër. Deri tani BKS-ja ka pasur shumë rezultate për të cilat janë vlerësuar pozitivisht nga akterë vendor e ndërkombëtar. Njëri ndër parakushtet është që BKS-ja të ketë marrëveshje dhe bashkëpunim me Byrotë e rajonit, për këtë BKS-ja ka avancuar në këtë drejtim. Kushti që është dashur ta plotësojë Byroja Kosovare e Sigurimit ka qenë nënshkrimi i marrëveshjeve dypalëshe për njohjen reciproke të policave të sigurimit me sa më shumë shtete. Kosova, aktualisht, ka marrëveshje të tilla me katër shtete të rajonit: Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë”, tha guvernatori Mehmeti në një intervistë për RTKlive.
Një ndër kushtet kryesore të Byrosë së Kartonit të Gjelbër është se duhet që një vend të mos ketë më shumë se 5% vetura të pasiguruara.
“Ne kemi parë se së fundi në Kosovë janë 5% e veturave të paregjistruara dhe siguruara. Kjo është një arritje dhe nëse e krahasojmë me vendet të tjera jemi shumë mirë”, theksoi ai.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikë së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, në këtë intervistë ka folur edhe për zhvillimet ekonomike në vend deri më tani, duke vlerësuar se ardhja e mërgimtarëve do të rrit aktivitetin ekonomik.
“Që nga shfaqja e pandemisë Covid19, në të gjitha shtetet aktiviteti ekonomik pati rënë në shumë sektor. Si BQK jemi munduar që me politikat tona të ruajmë stabilitetin ekonomik, kemi marrë disa vendime të cilat treguan rezultate”, tha ai.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikë së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka folur për rritje ekonomike për vitin 2022
Sipas tij vitin e kaluar rritja ekonomike e Kosovës, ishte mbi 10 %.Ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje të lartë gjatë vitit 2021, pas tkurrjes me të cilën u karakterizua në vitin 2020. Vlerësimet preliminare të ASK-së sugjerojnë se ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje prej 10.5 përqind në vitin 2021. Rritja e lartë e aktivitetit ekonomik iu atribua përmirësimit të krizës shëndetësore dhe politikave mbështetëse financiare dhe fiskale”, tha ai për RTKlive.