Mehmetaj përkrah “Lëvizjen e Deçanit”: Gati e çmendi kreun e BIK-ut - NACIONALE

Mehmetaj përkrah “Lëvizjen e Deçanit”: Gati e çmendi kreun e BIK-ut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gani Mehmetaj, publicist, ka shkruar një shkrim në lidhje me Lëvizjen e Deçanit, ndaj të cilës ka shprehur haptas simpati.

Në fakt, Mehmetaj ka shkruar se dalja në publik e kësaj nisme gati sa nuk e ka çmendur kreun e BIK-ut.

Tutje, Mehmetaj e ka vlerësuar misionin e kësaj lëvizje si të shenjtë.

“Prandaj shihet se “Lëvizja e Deçanit”, i ka detyruar të ndryshojnë taktikë: BIK-u dhe hoxhët atë që e kanë pështyrë dje, po e lëpijnë sot!

“Lëvizjen e Deçanit” duhet ta mbështesim, sepse janë në rrugë të mbarë, duhet t’i japim gjak të ri. Misioni i tyre është mision i shenjtë. Ata mund t’ia zbardhin faqen Dardanisë, mund të ushtrojnë ndikim të fuqishëm edhe në Shqipëri, sepse edhe atje e kanë të njëjtin problem, por e mbështjellin me dyfytyrësi pushteti dhe opozita.

Lëvizja e Deçanit mund t’ia ndryshojë fatin kombin tonë: ta shkëpusë përfundimisht nga mallkimi i historisë" – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme