Mehmetaj “shumë i lumtur” pas nisjes së hetimeve ndaj Liburn Aliut
Pas nisjes së hetimeve ndaj Ministrit të Infrastrukturës dhe Mjedisit, Liburn Aliu, nga Prokuroria Speciale me dyshime se "ka(në) shkaktuar dëme prej miliona euro buxhetit të shtetit" ka reaguar gazetari Lirim Mehmetaj, duke u shprehur “shumë i lumtur”.
“Meritat kryesore i shkojnë sinjalizueses sy patrembur që si një patriote e vërtetë bëri luftë me një strukturë të tërë kriminale krejt e vetme”, shkroi Mehmetaj.
Postimi i plotë:
Shumë i lumtur e fort krenar që me një ekip krejt të vogël në Albanian Post kemi arritur t’ia shpëtojmë Kosovës dhjetëra miliona euro dhe banditët t’i sjellim para drejtësisë.
Meritat kryesore i shkojnë sinjalizueses sy patrembur që si një patriote e vërtetë bëri luftë me një strukturë të tërë kriminale krejt e vetme.
Kosova bëhet me njerëz të tillë.
Urime.