Mehmetaj për shkrimin e Bashës: Shpjegoni marrjen e 20 mijë eurove nga Devollët
Analisti politik, Lirim Mehmetaj, pas deklarimit të Dimal Bashës për AGK-në, ka shkruar se ai pajtohet plotësisht me deputetin por vetëm kur ai thotë se nuk duhet të mbrohen oligarkët dhe përmend Devollët.
Mehmetaj e pyet publikisht Bashën se kur do të flasë për gruan e funksionarit të Lëvizjes Vetëvendosje, që është pjesë e reklamës së Princ Caffe Turke, kompani e Devollit.
“Apo, ju bën të jeni të afërt me Devollët, por të tjerët nuk duhet të jenë afër tyre?..Nëse nuk flisni edhe për këtë afërsi, atëherë ti je ashtu siç të kam përshkruar qysh në fillim, një midhje dhe asgjë më shumë”, shkruan Mehmetaj.
Ky i fundit përmendi edhe marrjen e 20 mijë eurove të Vetëvendosjes nga Devollët, dhe mungesën e shpjegimit për këtë rast.