Mehmetaj: Në vend se me thirr Shemsi Sylën për keqpërdorim, e arrestojnë shoferin
Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pasi Gjykata ia caktoi 30 ditë paraburgim ish-shoferit të Shemsi Sylës.
Mehmetaj ka thënë se në Gjykatë do të duhej të thirrej zv/ministri Syla për keqpërdorim, e jo personi që i ka denoncuar.
Postimi:
Pushteti t’shan, ama t’i s’guxon me tregu
Ja paskan dhënë 30 ditë arrest shtëpiak ish-shoferit të Shemsi Sylës, i cili ditë më parë thjesht tregoi qysh Syla e ka sha, ofendu, përbuzë e maltretu.
Në vend se me u thirr prepotenti Syla për keqpërdorim autoriteti, thirret personi që e ka denoncu.
Unë normalisht që nuk befasohem aspak.
Njëjtë më pati ndodhë.
Kur e pata denoncu fashistin Dimal Basha për qëndrimet e tij, në vend se me u ftu ai në Prokurori, ma kishin pas gatu mu një padi.
Po këto jonë veç dromca fillestare se çka din e çka ka me ekzekutu ky pushtet.