Mehmetaj: Dërgojini Muratit statusin e Kurtit, ndoshta e kupton dallimin mes mercenarëve dhe ushtarëve të lirisë - NACIONALE

Mehmetaj: Dërgojini Muratit statusin e Kurtit, ndoshta e kupton dallimin mes mercenarëve dhe ushtarëve të lirisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Lirim Mehmetaj ka bërë thirrje që Hekuran Muratit, ministrit të Financave, t'i bëhet me dije statusi i kryeministrit Kurti për të bërë dallimin mes "mercenarëve dhe ushtarëve të lirisë".

"Le t'ia dërgon dikush Hekuran Muratit statusin e Kurtit, ndoshta e kupton edhe ai se cili është dallimi mes mercenarëve dhe ushtarëve të lirisë. Edhe kur iu bjen ndërmend UÇK-ja qeshtu me raste është mirë me rikujtu që neni 35 i aktakuzës së Gjykatës Speciale për ish-komandantët e UÇK thotë se ata akuzohen për "ndërmarrje të përbashket kriminale". I njëjti nën thotë se "ndërmarrja e përbashket kriminale" përfshinë nga udhëheqësit më të lartë deri të ushtarët e thjeshtë." - ka shkruar Mehmetaj në Facebook.

Lajme të ngjashme