Mehmetaj konstaton 'kapje të shtetit' pas rastit të Naser Hafizit, qe pse - NACIONALE

Mehmetaj konstaton 'kapje të shtetit' pas rastit të Naser Hafizit, qe pse

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar sërish pas zbardhjes së dosjes së prokurorisë rreth rastit të Naser Hafizit – zyrtarit të lartë në ministrinë e Liburn Aliut – për të cilin pas arrestimin e konstatua se si me vetëm 700 euro pagë, kishte arritur të blinte katër banesa për vetëm për një vit, ndërsa vetëm në muajin shkurt kishte qarkullim bankar rreth 400 mijë euro.

Për Mehmetajn kjo s’do mend që dëshmon kapje të shtetit, duke elaboruar se si në rastin e Hafizit ishte dashur të reagonte shteti kur kishte qarkullim të madh parash të një zyrtari përtej të ardhurave nga shteti.

Ata në bankë e kanë ditë që ky rrogën e ka 732 euro. Kur shihet që po deponon para shuuumë përtej të ardhurave shteti i ka mekanizmat që aktivizohen automatikisht.Vetë banka komercile e njofton Bankën Qendrore të Kosovës.Gjithashtu, njoftohet agjencia shtetërore Njësia e Inteligjencës Financiare.Në rastin e Naser Hafizit asnjë s’ka reagu. A po e kuptoni çka është me u kap shteti? Asnjë prej zinxhirit të mekanizmave kontrollues nuk ka reagu në rastin e Naserit, asnjë. Kemi pas politikanë që kanë vjedh brenda sistemit, këta e kanë vjedh sistemin krejt. Në foto: Naser Hafizi dhe shefi i tij Albin Kurti”, ka shkruar Lirim Mehmetaj.

Lajme të ngjashme