Mehmetaj gërmon edhe më thellë: Qe qysh Peci ia dha 100 mijë euro grant këshilltarit të tij - NACIONALE

Mehmetaj gërmon edhe më thellë: Qe qysh Peci ia dha 100 mijë euro grant këshilltarit të tij

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Lirim Mehmetja gjeti se këshilltari i Faton Pecit, Naim Huruglica, që doli të ketë qenë përfitues i një granti 100 mijë eurosh në Ministrin e Bujqësisë, kishte qenë edhe pjesë e ekipit që ka hartues udhëzimin administrativ për kriteret e ndarjes së atyre fondeve.

“Pra, njëherë e ka përpilu udhëzimin administrativ, e më pas, përmes tij, edhe i ka fitu 100 mijë kokrra. Shihni në foto, grupin punues, shiheni aty Huruglicën, shihni në njoftimin fitues për të, ku ceket udhëzimi administrativ, të cilin vetë e ka hartu”, shkroi Mehmetaj.

Postimi i Mehmetaj:

E kjo veç është e tepërt

A e dini pse këshilltari i Faton Kriminelit, Naim Huruglica, e ka fitu grantin nga Ministria e Bujqësisë, potë 100 mijë euro.

Ky, siç mund ta shihni në foto, qenka edhe hartues i udhëzimit administrativ përmes të cilit ndahen ato fonde.

Pra, njëherë e ka përpilu udhëzimin administrativ, e më pas, përmes tij, edhe i ka fitu 100 mijë kokrra.

Shihni në foto, grupin punues, shiheni aty Huruglicën, shihni në njoftimin fitues për të, ku ceket udhëzimi administrativ, të cilin vetë e ka hartu.

Dribleri Pecinho do me dal shumë ma skandaloz se që e pata hetu fillimisht.

Këta janë kriminelë të frikshëm e të rrezikshëm.

Veç një ndëshkim popullor masiv i bën të ndalën.

Në ndërkohë, Prokuroria deri tash është dashur të fillojë hetime intensive.

Lajme të ngjashme