Mehmetaj e quan “mashtruese” Hajdarin pasi mohoi të jetë intervistuar nga Prokuroria, për çka edhe u përgënjeshtrua - NACIONALE

Mehmetaj e quan “mashtruese” Hajdarin pasi mohoi të jetë intervistuar nga Prokuroria, për çka edhe u përgënjeshtrua

2 vjet më parë

nga NACIONALE

“Cfarë mashtruesish”, ka konstatuar gazetari Lirim Mehmetaj pasi Prokuroria Specialale njoftoi se ka intervistuar në cilësinë e të pandehurës Ministren, Rozeta Hajdari, gjë që kjo e fundit e mohoi me të dalë pas tri orësh marrje në pyetje.

Reagimi i Mehmetajt:

Cfare mashtruesish, avavav...

Rozeta Hajdari: Prokuroria nuk me intervistoj, me pyeti per disa ligje. Nuk jam ftuar si e dyshuar.

Prokuroria: Rozeta Hajdari është paraqitur në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.

E njëjta ka shfrytëzuar të drejtën për t'u mbrojtur në heshtje.

Lajme të ngjashme