Mehmetaj: Duhet të merremi edhe me secilin që Vetëvendosje hedh nëpër studio televizive
Gazetari Lirim Mehemetaj ka shkruar në profilin e tij në rrjetin social Facebook në lidhje me atë se “a duhet të merremi edhe me persona të parëndësishëm që VV i hedh në studio televizive”. Në një këndvështrim interesant të tij Mehmetaj, mbron tezën se duhet të merremi edhe me persona të tillë, sepse sipas tij duke i injoruar, ata po bëhen të dëmshëm e iluzionet e tyre për “profecinë” e Kurtit duhet dekonstruktuar patjetër në publik.
E plotë:
Shumë shpesh më ndodhë që më thonë për ndonjë militant të Vetëvendosjes, “po pse po merresh me të?”, me idenë që është i parëndësishëm.
Por, unë mendoj se kjo qasje është gabim.
Unë besoj që duhet të merremi edhe me budallën më fundor të kësaj strukture kriminale.
Veçanërisht duhet të merremi me idiotët që Vetëvendosje i hedh nëpër studio televizive.
Duhet t’i shfarosim këto lecka tualeti me të cilat Vetëvendosje mbulohet.
Prandaj, merrem edhe me debillë periferikë si ai që pushteti e ka dërguar në emisionin Pressing në pozicionin e patericës së kohëpaskohshme për qiftin e Ramabajës.
S’ka lidhje që s’e njeh kush, e njoh unë.
Zgjatim i Ramabajës, por akoma më deluziv, ai përbën një rast tipik, krejtësisht brenda serik.
I çliruar nga çfarëdo aktiviteti mendor, pacient i seancave të dhunimit grupor në parti, përjetues i kamxhikut që ushqen qyqarllëkun e përjetshëm deri në asfiksim të çfarëdo dromce të identitetit personal, ai është modeli i nënshtrimit dhe dëgjueshmërisë pa kushte.
Këtyre dashnoreve të bindura e vërteta u shkakton sulm në tru, sepse vetë-fiksimi profetik i Kurtit është edhe përjetim personal i tyre.
Tipat si ky nuk është që nuk më dhimbsen për çfarë kanë përjetuar.
Ky është kantier i absorbimit të fryrjeve dhe poshtërimit sistematik. Deponi e shprazjeve të trajtimeve çnjerëzore e pa kusure deri në paralizim të tërësishëm të vullneti minimal për kundërshtim.
(Paramendojeni njërit ia kishin pas ndal duqin e cigares në trup).
Sado që njëfarë dhimbje, tash është veç rast i humbur dhe i pashpresë.
Prandaj me këtë lloj miu laboratorik secila ndjenjë e mesme është gabim, sepse këta janë fanatikë të nënshtrimit.
Këta as nuk përmirësohen, sepse Albin Kurti nuk është ngopur me aprovime të thjeshta, derisa ka marrë prej tyre bindjen absolute.
Kështu që më duhet të merrem patjetër me ta, edhe me të.
E fillova edhe kërkimin.
Ashtu siç supozova edhe gjeta.
Sepse, një nga veprimet në modelin e poshtër të Vetëvendosjes për tjetërsimin e qenieve, është edhe implikimi i tyre në kriminalitete të ndryshme, si kushtëzim eventual për ta, si ide e largët që ndonjë prej minjve laboratorikë ka mundur t’i ikë seancave të nënshtrimit total.