Mehemtaj: Tentativa e Qeverisë për të përçarë dhe lënë vetëm NjSI si grup rebel, nuk pati sukses
Analisti dhe gazetari, Lirim Mehtametaj ka reaguar pas protestës së Policisë së Kosovës para Qeverisë.
Mehemtaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti herën e kaluar ishte ankuar se NjSI ia ka kthyer shpinën Qeverisë dhe sot ata i dolën përballë.
Ai tutje ka shkruar se tentativa e Qeverisë për përçarje të brendshme dhe lënien vetëm të NjSI-së si grup rebel, nuk pati sukses.
Mehmetaj gjithashtu ka thënë se ndryshe ka protesta e kaluar, sot protestuan gjithë Policia e Kosovës dhe nga 3-4 kërkesa fillestare, tash janë 14.
Postimi i plotë:
Heren e kaluar Albin Kurti i eshte ankuar grupit te policeve nga NjSI se ne proteste ia kane kthyer shpinen qeverise, prandaj kesaj here i dolen perballe.
Fatmiresisht as tentativat e uleta te Qeverise per percarje te brendshme dhe lenje vetem te NjSI-se si nje grup rebel nuk po kane sukses.
Per me teper, kane prodhuar efekt te kundert. Policia vec eshte bashkuar me shume.
Ndryshe nga protesta e kaluar, sot protestuan e gjithe policia e Kosoves dhe nga 3-4 kerkesa fillestare tash jana 14.
Kurti e Svecla nuk e kuptojne solidaritetin e grupit. Meqe i kane anatemuar shoket e tyre vete, kane supozuar se edhe policia bene njejte.
Kane me e marre vesh se intriga, percarja e thashethemja jane metoda e tyre e operimit, jo edhe e shqiptareve.