Mehaj për nënshkrimin e marrëveshjes Beograd-Moskë: Koha për të sanksionuar Serbinë
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Serbisë dhe Rusisë duke kërkuar sanksionimin e Serbisë.
Mehaj në postimi e tij në Tëitter ka thënë se kandidati kryesor për anëtarësim në Bashkimin Evropian po nënshkruan marrëveshje me Serbinë.
“Kandidati kryesor për t’u anëtarësuar në BE – Serbia sapo nënshkroi një marrëveshje për të koordinuar politikën e saj të jashtme me MPJ-në e Rusisë. Për lajme që kërcënojnë sigurinë në rajon dhe më gjerë! Koha për të sanksionuar Serbinë!”, ka shkruar Mehaj.
Kujtojmë se Serbia dhe Rusia kanë nënshkruar marrëveshje për koordinimin e politikës së jashtme.
"Frontrunner to join the EU" Serbia just signed an agreement to coordinate its foreign policy with Russia's MFA.
— Armend Mehaj (@armend_mehaj) September 25, 2022
Concerning news that threatens the security in the region and beyond!
Time to sanction #Serbia! https://t.co/ZKcV9JwqRe
