Mehaj fton qytetarët për kujdes të shtuar në këto ditë të nxehta - NACIONALE

Mehaj fton qytetarët për kujdes të shtuar në këto ditë të nxehta

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka ftuar për kujdes të shtuar të qytetarëve në këto ditë të nxehta që kanë kapluar Kosovën.

Mehaj, kërkon nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në shpenzimin e ujit dhe të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura.

Apeloj te qytetarët për shtim të kujdesit në shpenzimin racional të ujit, të mos ndezën zjarre në ambiente të hapura dhe të mos hedhen gjësende potenciale që mund të shkaktojnë zjarret”, shkroi ministri Mehaj.

Më tutje Mehaj ka njoftuar se Forcat e Armatosura të Kosovës janë në gjendje gatishmërie.

Ministria e Mbrojtjes me FSK- në, në bashkëpunim me agjencitë tjera shtetërore të sigurisë dhe emergjencave, është në gatishmëri të plotë për të reaguar”, pohoi Mehaj.

Postimin e plotë mund ta gjeni më poshtë:

Lajme të ngjashme