Mediat serbe raportojnë se ka filluar hartimi i statutit të Asociacionit
Sipas mediave serbe, të cilat thirren në burime të veta, thuhet se statuti është duke u shkruar, e se pritet t’i dorëzohet ndërmjetësit Lajçak.
Friedrich Ebert Stiftung” dhe Instituti Europian për Paqe, sipas mediumit “Novosti” janë ngarkuar për ta shkruar këtë statut.
“Në bazë të draft-statutit të paraqitur, përfaqësuesit e OJQ-ve, ndër të tjera, kishin dilemë nëse Asociacioni është person juridik apo duhet të jetë organ shtetëror. Ata shprehën frikën e tyre se serbët do të kishin edhe më pak të drejta sipas këtij drafti sesa ato që u jepen aktualisht nga e ashtuquajtura Kushtetuta e Kosovës. Ata i ka shqetësuar edhe fakti se teksti thekson se gjithçka duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese atje tashmë ka deklaruar se Asociacioni nuk është në përputhje me aktin më të lartë juridik. Më pas, kritikat e paraqitura në takim, sipas një vlerësimi objektiv, duhet të përfshihen në draftin përfundimtar të statutit të Asociacionit, i cili do të përgatitej nga “Friedrich Ebert” dhe Instituti Europian për Paqe dhe i cili përfundimisht do t’i dërgohej Lajçakut për përdorim dhe ofertë të mëtejshme palës serbe dhe asaj shqiptare në dialog”, raporton “Novosti”,
Për mediumin serb të afërt me Vuçiqin problematike po shihet përfshirja e Gjermanisë në hartimin e statutit të Asociacionit, për të cilën thotë se është mbështetëse e fuqishme e shtetësisë së Kosovës
Po ashtu, shmangia e Listës Serbe nga hartimi i statutit të Asociacionit dhe përfshirja e OJQ-ve serbe të Kosovës s’po i pëlqen mediumit serb.
“Preferencë iu dha kampionëve të sektorit joqeveritar në viset serbe të Kosovës, të cilët nuk kanë legjitimitet apo ndikim në mesin e bashkatdhetarëve tanë”.