Mediat serbe raportojnë për draft të Asociacionit, përgjigjet Besnik Bislimi - NACIONALE

Mediat serbe raportojnë për draft të Asociacionit, përgjigjet Besnik Bislimi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë një konferencë për medie ka komentuar raportimet se gjermanët janë duke hartuar draftin e Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Bislimi tha se nuk e komenton punën e OJQ-ve në Serbi dhe se “të gjitha këto dokumente janë të pavlera”.

“Jam zëvendëskryeministri i Kosovës, nuk mund ta kontrolloj cka bëjnë OJQ-të në Serbi, të gjithë janë të lirë të hartojnë drafte por ato nuk janë veprime të qeverisë tonë dhe i shohim të pavlera”, tha Bislimi.

Drafti i dokumentit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe (e njohur si Zajednicë), i është besuar që ta hartojnë Fondacionit Gjerman “Friedrich Ebert Stiftung” (FES) dhe Institutit Evropian për Paqe.

Sipas mediumit serb Novosti, hartuesit e këtij drafti janë duke punuar që prej muajsh në të dhe kanë një version i është dërguar për komente në Organizatat Joqeveritare serbe dhe të Kosovës e poashtu, do të jetë në tavolinën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, zotit Miroslav Lajçak. /EO

Lajme të ngjashme