Mediat në Shqipëri zbulojnë detaje nga diskutimet në takimin Kurti-Rama - NACIONALE

Mediat në Shqipëri zbulojnë detaje nga diskutimet në takimin Kurti-Rama

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi në Tiranë për një takim të papritur me homologun e tij në Shqipëri, Edi Rama.

Megjithatë, tash mediat në Shqipëri kanë zbardhur detaje nga diskutimet e këtij takimi.

Report Tv shkruan se në takim është folur për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e infrastrukturës , konkretisht për portin e Durrësit dhe për hekurudhën Tiranë-Prishtinë.

Derisa Klan Tv raporton se temë diskutimi ka qenë edhe kriza energjetike.

“Gjithashtu kriza energjetike që duket se më së shumti po prek Kosovën duke qenë se edhe më parë ka pasur nevojë dhe ndihmë nga Shqipëria për të përballuar krizën energjetike”, raporton gazetarja e Klan Tv.

Derisa tema tjetër që mësohet të kenë diskutuar dy liderët e dy qeverive është Rezoluta e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë kundër raportit të Dick Martyt, e të cilën Rezolutë, Edi Rama do të vendosë edhe në agjendën e Këshillit të Evropës

Lajme të ngjashme