Media sllovene thotë se po lobohet që Pahor të zëvëndësojë Lajçakun në dialog - NACIONALE

Media sllovene thotë se po lobohet që Pahor të zëvëndësojë Lajçakun në dialog

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta Sllovene “Delo” ka raportuar se Borut Pahor, ish-president i Sllovenisë, është duke u përfolur si pasardhës i mundshëm i Miroslav Lajcakut në pozitën e ndërmjetësuesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas kësaj gazete, Sllovenia është duke lobuar që Pahor ta trashëgojë sllovakun në këtë pozitë.

“Ministria e Punëve të Jashtme vlerësoi se Pahor është kandidat i përshtatshëm për këtë pozitë të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor, i cili konsiderohet si zonë strategjike e Sllovenisë. Për këtë arsye, rrjeti diplomatik slloven vendosi se do ta ndihmonte ish-presidentin në kandidaturën e tij. Vlerësimet jozyrtare janë se Pahor është kandidat i përshtatshëm që i plotëson kushtet për këtë pozitë”, shkruan gazeta sllovene “Delo’.

Lajme të ngjashme