Me uniforma dhe maska, Njësitit Speciale Intervenues fillon protestën para Qeverisë - NACIONALE

Me uniforma dhe maska, Njësitit Speciale Intervenues fillon protestën para Qeverisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pjesëtarët e Njësitit Speciale Intervenues të Kosovës kanë filluar protestën para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Në protestë ata kanë dalë me uniforma dhe të maskuar. Nga fotot që ka siguruar gazeta Nacionale, ata nuk mbajnë armë.

Pjesëtarët e kësaj njësie dhe të njësive tjera të policisë nuk janë pajtuar me propozimin e qeverisë për shtesat e rrezikshmërisë.

Sipas propozimit të Qeverisë, kjo njësi do të marrë nga 150 euro shtesë mbi pagën bazë.

Kjo është hera e parë që në Kosovë proteston kjo njësi elite e Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme