"Më tha Jezu Krishti ta hapja" - amerikanja tenton të çelë derën e aeroplanit gjatë fluturimit - NACIONALE

"Më tha Jezu Krishti ta hapja" - amerikanja tenton të çelë derën e aeroplanit gjatë fluturimit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje interesante ka ngjarë në një fluturim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aeroplani që shkonte për në Ohio, u detyrua të ulej urgjentisht në Arkansas pasi një pasagjere tentoi të hapte derën e aeroplanit gjatë fluturimit.

Sipas autoriteteve, ajo ka lënduar disa persona në fluturim.

Sipas dokumenteve të gjykatës, udhëtarja me emrin Elom Agbegninou i tha policisë edhe arsyen pse dëshiroi ta hapte derën e aeroplanit gjatë fluturimit.

Jezu Krishti më tha të udhëtoja për në Ohio dhe Jezu Krishti më tha ta hapja derën e aeroplanit” – citohet të ketë thënë në Polici, raporton USA Today.

Autoritetet kanë intervenuar dhe kanë larguar nga fluturimi zonjën Agbegninou.

Lajme të ngjashme