Më të famshmit nga vendbanimi juaj: Në Kosovë Rita Ora, Meda e Remzie Osmani - askund Dua Lipa - NACIONALE

Më të famshmit nga vendbanimi juaj: Në Kosovë Rita Ora, Meda e Remzie Osmani - askund Dua Lipa

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një faqe të internetit janë skicuar vendlindjet e njerëzve “më të famshëm” në botë, duke përgatitur edhe harta – përmes Mapbox - me emrat e tyre në lokacionet përkatëse.

Autori me emrin Tjupi Tjukanov nuk ka anashkaluar as Kosovën, megjithëse të dhënat e marra janë nga Wikipedia, në Kosovë emri më i shquar del të jetë Rita Ora.

Por, të ndalemi te i gjithë kontinenti i vjetër një herë, te Evropa. Mes emrave më të shquar, fatkeqësisht nuk kemi asnjë shqiptar. Nga gadishulli ynë, Ballkani, kemi vetëm filozofin grek Aristotelin dhe diktatorin rumun Nikolla Çausheskun që futen në listë.

Vetëm nëse avitim hartën pak më afër, mund ta shohim emrin e Nënë Terezës – që për çudi del më pak e njohur se Çaushesku. Për fat të mirë të filozofisë greke, aty shfaqet edhe Platoni.

Në afrimin e radhës, aty na shfaqen Skënderbeu, Enver Hoxha, Rita Ora, Novak Gjokoviqi, Mario Manxhukiqi, Nikola Tesla e Emir Kusturica – mes tjerësh.

Por, nësa na shkon fort nerva krejt ky kërkim në të dhëna të pabazuara dhe futemi direkt te harta e Kosovës, atëherë do të befasohemi – për aq sa befasohemi.

Krahas znj. Ora, mund të shohim emra të mëdhenj e të vegjël, të fushave të ndryshme. Rita Ora na shfaqet së bashku me Remzie Osmanin, Lahi Brahimajn, Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Xherdan Shaqirin e Bujar Bukoshin.

Për fat të keq, në Prishtinë përveç Orës nuk ka edhe të tjera personalitete të njohura për botën.

Sonja Stoliq, Vuk Brankoviq e Zoran Jovanoviq janë tre emrat e tjerë që përmenden.

Ndërkohë, në Skënderaj nuk është fare emri i Adem Jasharit. Vetëm Hashim Thaçi ka arritur të përfshihet në këtë listë.

Për ta kuptuar se kush janë personalitetet më të famshme (ose kështi diçka) nga vendbanimi juaj, ju ftojmë të klikoni KËTU.

Lajme të ngjashme