Me pasaporta të keqpërdorura dy iranianë tentuan të futen në Kosovë - NACIONALE

Me pasaporta të keqpërdorura dy iranianë tentuan të futen në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy shtetas iranian kanë tentuar të futen ilegalisht në Kosovë.

Në raportin 24 orësh, policia ka treguar mënyrën se si të njëjtit kanë tentuar në futen në Kosovë përmes Aeroportit të Prishtinës.

Njëri nga ta, sipas policisë, prezantuar pasaportë të Portugalisë, kurse tjetri ka përdorur një pasaportë kanadeze.

Gjatë kontrollit të dokumenteve në arritje i dyshuari mashkull Iranian, ka prezantuar një pasaportë të Portugalisë që dyshohet se është keqpërdorur. I njëjti ka kërkuar azil në Kosovë. Pasaporta është konfiskuar dhe të dyshuarit i është shqiptuar gjobë. I dyshuari është identifikuar me pasaportën e Iranit. Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari 19.05.2023-20:30. Gjatë kontrollit të dokumenteve në arritja i dyshuari mashkull Iranian, ka prezantuar një pasaportë të Kanadasë që dyshohet se është keqpërdorur. I njëjti ka kërkuar azil në Kosovë. Pasaporta është konfiskuar dhe të dyshuarit i është shqiptuar gjobë. I dyshuari është identifikuar me pasaportën e Iranit”, thuhet në raportin e Policisë.

Lajme të ngjashme