Më në fund, Aliu thotë se është nënshkruar kontrata për rrugën Prishtinë-Mitrovicë
Liburn Aliu, ministër i Ministrisë së Infrastrukturës, ka treguar se ka nënshkruar kontratën për zgjerimin dhe përfundimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë.
“Sapo nënshkruam sot kontratën për zgjerimin dhe përfundimin e rrugës që e lidh Prishtinën me Mitrovicën, projekt ky që ka qenë temë diskutimi për një kohë të gjatë, me probleme të shumta, mbase një ndër projektet më të stërzgjatura në historinë e pasluftës së Kosovës, por që jemi duke shkuar drejt përfundimit të tij, meqë sot arritëm që ta nënshkruajmë kontratën, proces ky që ka fillu me 2 tetor, kur është publikuar njoftimi për dorëzimin e ofertave e që është paraprirë me disa faza tjera si: angazhimin kompaninë mbikëqyrëse e që në këtë rast e kemi të angazhuar kompaninë, procesi i përmbylljes, i shkëputjes së kontratës së vjetër që është paraprirë nga një proces i auditimit”, ka thënë ai.
Tutje, ministri Aliu ka treguar edhe shumën totale të këtij projekti.
“Bëhet djalë për një projekt 25 milionë euro, që është huamarrje nga fondi OPEC dhe në bashkëfinancimin me Fondin Saudit për Zhvillim, projekt ky që ka procedura të tjera dhe i njëjti ka qenë me autoritetet dhe faza e deritanishme që jemi detyruar ta shkëpusim para një viti. Tash një viti është shkëputur kontrata që është parapara nga një procedurë e auditimit, na zgjatën procedurat për një vit por presim që të kemi rezultate te mira”, ka thënë ai.