Me mjete bujqësore para ministrisë, fermerët sot do të protestojnë - NACIONALE

Me mjete bujqësore para ministrisë, fermerët sot do të protestojnë

2 orë më parë

nga NACIONALE

Fermerët e Kosovës sot do të protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë.

Këtë e ka bërë të ditur Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit.

Sipas kësaj shoqate vendimi për protestë u mor unanimisht në mbledhjen e mbajtur më 5 korrik.

“Protesta është e pashmangshme me situatën e krijuar për mosgrumbullimin e qumështit të freskët nga fermat tona, duke hasur në vesh të shurdhër tek akterët kompetentë”, është thënë në njoftimin e shoqatës, duke treguar se protesta do të fillojë nga ora 13:00.

“Rifillimin e menjëhershëm të grumbullimit të qumështit; Publikimin urgjent të rezultateve, në mënyrë që të hiqen dyshimet mbi produktet vendore; Kthimin e çmimit të mëparshëm të qumështit, për të shmangur falimentimin e fermave”, është thënë me njoftim.

Ata kanë bërë me dije se në protestë do të marrin pjesë me mjete bujqësore dhe cisterna të qumështit.

Lajme të ngjashme