"Më mirë të mos isha zgjuar fare": Flet nëna e policit serb që dyshohet se u vra nga Faton Hajrizi
Nëna e policit serb, Nikola Krsmanoviq, që dyshohet se është vrarë nga Faton Hajrizi, ka folur rreth krejt kësaj ngjarjeje.
Në një intervistë, ajo ka treguar komunikimin e fundit me djalin e saj.
“Mesazhi i fundit që më dërgoi ishte “A ke fjetur?” Tani kjo që ndodhi, do të ishte më mirë të mos isha zgjuar fare” – tha ajo për Kuririn, një medie pro regjimit të Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë.
Sjellim ndër mend që Hajrizi vazhdon të jetë në arrati.