“Me koordinim a pa koordinim”, Mirena thotë se statusi i Konjufcës është i ngjashëm me titujt e mediave serbe - NACIONALE

“Me koordinim a pa koordinim”, Mirena thotë se statusi i Konjufcës është i ngjashëm me titujt e mediave serbe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Ilir Mirena ka komentuar statusin skandaloz të Rabit Konjucës, axhës së kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili sulmin e Serbisë në Banjskë e ka krahasuar me veprimin kriminal të Faton Hajrizit në Serbi.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mirena ka postuar disa tituj të mediave serbe që e pretendojnë atë që e ka shkruar Konjufca.

“Me koordinim a pa koordinim!”, ka shkruar Mirena.

Rabit Konjufca është edhe këshilltar politik i ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Lajme të ngjashme