Me gojëhapur Britania: Infermieret mbajnë grevën më të madhe në historinë e NHS-it
Infermierët dhe infermieret në Angli, Uells dhe Irlandë të Veriut po mbajnë grevën që po konsiderohet të jetë veprimi më i madh industrial në histori të Kujdesit Shëndetësor Kombëtar (NHS).
Kjo grevë vjen pas një mosmarrëveshjeje me qeverinë në lidhje me pagën.
Pse po ndodh kjo grevë, saktësisht?
Sindikata e infermierisë po kërkon rritje prej 5 për qind të pagës mbi shkallën aktuale të inflacionit e që është 14%. Pra, po kërkohet 19 për qind rritje page, e për të cilën qeveria thotë se është e papërballueshme.
Stafi i NHS-së në Angli dhe Uells – përfshirë infermierët – ka marrë një rritje mesatare prej 4.75 për qind.

Një pagesë e përmirësuar prej 7.5 për qind është ofruar nga qeveria dhe është pranuar nga disa prej sindikatave.
Sa e madhe është greva?
Rreth çereku i spitaleve dhe ekipeve komunitare në Angli dhe gati të gjitha në Irlandë të Veriut e Uells janë përfshirë nga grevat.
Megjithatë, kujdesi emergjent do të ofrohet edhe gjatë kësaj greve.
Siç shkruan Nick Eardley nga BBC, për momentin nuk duket fundi i kësaj greve apo mënyra se si do të zgjidhet problemi.
“Ka frikë se nëse njëra pjesë e sektorit publik merr rritje të madhe rroge, edhe të tjerë do ta kërkojnë më pas të njëjtën gjë.” – u shpreh znj. Eardley.
Paga mesatare e një infermieri apo infermiereje është 33 mijë e 384 funte në vit.