Mot me diell dhe vranësira të shpërndara sot në Kosovë - NACIONALE

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara sot në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot mbi vendin tonë të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.

“E hëne - Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.” – thuhet në njoftim.

Tutje IHMK-ja ka bërë edhe parashikimin për motin gjatë javës.

Java e ardhshme parashihet të jetë tipike vjeshtore pasi që në fushat termike do të ketë rënie të dukshme. Vranësirat do të jenë kryesisht të stadit të mesëm dhe të ulët të troposferës, ndërsa presioni atmosferik do të ketë luhatje të lehta duke i ruajtur vlerat e normalës. Nuk përjashtohen mundësitë që të krijohet edhe mjegulla në shum zona, pasiqë ndryshimi i grafikut termik do të mundësoj formimin e kësaj dukurie. Në viset me lartësi mbidetare mbi 1100m parashihen edhe ngrica të dobëta.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme