“Me bacën Adem”: Përvjetori i huqjes së Mefail Bajqinovcit - NACIONALE

“Me bacën Adem”: Përvjetori i huqjes së Mefail Bajqinovcit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot, dje dhe nesër, po përkujtojmë rënien heroike të familjes Jashari në Epopenë e UÇK-së. 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së. Por, një huqje mjaft të madhe para tri vitesh e kishte bërë deputeti Mefail Bajqinovci dje tri vjet. Qysh ndodhi ajo huqje?

Ishte 6 marsi i vitit 2020. Mefail Bajqinovci tashmë ishte deputet i partisë në pushtet, një pushteti të ri. Qeveria Kurti 1 ishte formuar më 3 shkurt, pra shumë pak kohë më parë.

Dhe pas (ose para) seancës solemne të Kuvendit të Kosovës, deputet Bajqinovci ishte fotografuar me Rifat Jasharin, vëllain e madh të heronjëve Adem dhe Hamëz Jasharin.

Fatkeqësisht, në përshkrimin e fotografisë, ai do të shkruante “Me bacën Adem”. Më pas, duke e kuptuar huqjen e madhe që e kishte bërë, ai e kishte përmirësuar duke e bërë “Me bazën Rifat” duke i marrë mbi 2 mijë pëlqime.

Në atë fotografi, z. Bajqinovci ishte edhe me kryekuvendarin aktual Glauk Konjfuca që në atë kohë ishte bërë kryediplomat i Kosovës, pra ministër i Punëve të Jashtme.

Prej asaj kohe e këndej, z. Bajqinovci është bërë një prej deputetëve më të zëshëm dhe me praninë më të madhe në media të Vetëvendosjes.

Lajme të ngjashme