Me armë me gaz kërcënoi viktimën, arrestohet i dyshuari nga Vitia
Policia e Kosovës ka njoftuar për një kanosje.
Në Viti, një qytetar ka kanosur një qytetar tjetër me armë me gaz.
I dyshuari është arrestuar.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE
Sadovine e Çerkezve, Viti 02.08.2024 – 19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me armë zjarri kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. Pistoleta me gaz, pesë fishek dhe një shufër e metali është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – shkruhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.