Më 7 shtator nis gjykimi ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh e shantazh - NACIONALE

Më 7 shtator nis gjykimi ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh e shantazh

2 orë më parë

nga NACIONALE

Fatmir Sheholli, i cili u arrestua nën dyshimin për “spiunazh” dhe “shantazh”, do të përballet me seancën fillestare më 7 shtator 2026 në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se seanca u caktua për 7 shtator, duke filluar nga ora 9:30.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 25 gusht 2026 ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për dy vepra penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Lajme të ngjashme