Më 2 nëntor PDK-ja mban konventën për Bedri Hamzën kryeministër - NACIONALE

Më 2 nëntor PDK-ja mban konventën për Bedri Hamzën kryeministër

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza më 2 nëntor do të prezantojë progarimin qeverisës për zgjedhjet parlamentare që do të mbahet më 9 shkurt.

Kështu ka njoftuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cli ka thënë se konventa e PDK-së është e secilit qytetarë që dëshiron ta kthejë Kosovën në drejtimin e duhur.

Konventa mbahet më 2 nëntor nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë

“Të dashur anëtarë dhe përkrahës të Partisë Demokratike të Kosovës, Me kënaqësinë më të madhe ju ftoj që, më 2 nëntor, nga ora 17:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, të na bashkoheni në Konventën e Partisë Demokratike të Kosovës për Bedri Hamzën Kryeministër. Kjo konventë, nuk është vetëm e PDK-së, por e secilit qytetar, i cili dëshiron ta rikthejë Kosovën në drejtimin e duhur. Garancia jonë dhe e juaja që ta realizojmë këtë mision, është njeriu i dëshmuar në kohë dhe përgjegjësi të ndryshme, e që kudo ka shkëlqyer me suksesin më të madh: Bedri Hamza. Prandaj, ejani që ta fillojmë këtë rrugëtim të gjithë së bashku!” – ka shkruar ai në Facebook.

Lajme të ngjashme