MCC jep detaje për marrëveshjen 236 milionëshe me Kosovën - NACIONALE

MCC jep detaje për marrëveshjen 236 milionëshe me Kosovën

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Korporata amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit(MCC), do të nënshkruajnë sot marrëveshjen prej 236 milion euro.

MCC në ëebfaqen e tyre kanë treguar se nënshkrimi do të fillojë nga ora 16:00 deri në 17:30, sipas kohës në Ëashington.

“MCC dhe Qeveria e Kosovës kanë hartuar një marrëveshje për të adresuar furnizimin e Kosovës me energji elektrike përmes investimeve në infrastrukturën e ruajtjes së energjisë dhe programeve të trajnimit teknik. Këto investime do të përshpejtojnë tranzicionin e Kosovës drejt një të ardhmeje më të pastër energjetike, do të kultivojnë fuqinë punëtore të nevojshme për të mbështetur tranzicionin energjetik të Kosovës, do të stimulojnë praktikimin e barazisë gjinore në firma dhe do të rrisin përfaqësimin e grave në energji dhe sektorët e ngjashëm. Partneriteti MCC-Kosovë do të ketë dy projekte”, thuhet në njoftimin e MCC.

Lajme të ngjashme