Mbyllja e ujësjellësit ilegal serb në Mitrovicë të Veriut, "Srpska" i drejtohet QUINT-it dhe KFOR-it
Mbyllja e një ujësjellësi paralel serb në Mitrovicë të Veriut nga autoritetet shtetërore kosovare, ka bërë që Lista Serbe t’i drejtohet me letër ambasadave të QUINT-it dhe Misioni Paqembajtës të KFOR-it.
“Shqetësim të veçantë përbën fakti që ujësjellësi nga Mitrovica e Jugut as teknikisht, as nga resurset njerëzore, nuk ka kapacitet të mirëmbajë sistemin kompleks të furnizimit me ujë në veri”, shkroi Lista Serbe.
“U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve relevante, si dhe përfaqësuesve ndërkombëtar, të reagojnë pa vonesë...”, thuhet në komunikatën e Srpska-s.