Mbyllja e komunave paralele serbe, Sveçla: Institucioni i vetëm i Serbisë në Kosovës do jetë ambasada - NACIONALE

Mbyllja e komunave paralele serbe, Sveçla: Institucioni i vetëm i Serbisë në Kosovës do jetë ambasada

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë me dije se të gjitha komunat paralele të Serbisë në Kosovës do të mbyllen.

Ai ka vlerësuar se institucionet e Kosovës një gjë të tillë e kanë bërë dje në Zveçan dhe sot në Dragash.

Në profilin e tij në “Facebook”, Sveçla ka shkruar se institucioni i vetëm i Serbisë në Kosovë do jetë ambasada e saj në Prishtinë.

“Dje ne Zveçan e sot në Dragash, ashtu siç jemi zotuar, rend dhe ligj anekënd e në çdo cep të Republikës së Kosovës. Institucioni i vetëm i Serbisë në Republikën e Kosovës do jetë ambasada e saj në Prishtinë”, ka shkruar Sveçla.

Lajme të ngjashme