Mbyllet thirrja për mbështetje për subvencionimin e Pajisjeve Efiçiente për Ngrohje - NACIONALE

Mbyllet thirrja për mbështetje për subvencionimin e Pajisjeve Efiçiente për Ngrohje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministria e Ekonomisë e Kosovës ka njoftuar mbylljen e parakohshme të procesit të aplikimit për Thirrjen Publike për të mbështetur familjet që investojnë në pajisje për ngrohje me efikasitet energjetik. Mbyllja vjen pas dorëzimit të një numri të mjaftueshëm aplikimesh për të përmbushur fondet e alokuara për këtë nismë.

Deri në përfundimin e thirrjes kishin aplikuar gjithsej 13.415 qytetarë. Programi ofron subvencione për sisteme të ndryshme ngrohjeje.

"Mbyllja e parakohshme, është rezultat i pranimit të një numri të mjaftueshëm të aplikimeve për shumën e caktuar për këtë thirrje.
Deri në mbylljen e thirrjes gjithsej kanë aplikuar 13,415 qytetarë.
" - thuhet në njoftim.

“Komisionet për vlerësimin e aplikacioneve kanë filluar punën e tyre të procesit të verifikimit të aplikacioneve dhe dokumentacionit të nevojshëm. Të gjithë ata që kanë aplikuar do të njoftohen për ecurinë e procesit përmes mjeteve të informimit dhe rrjeteve sociale të Ministrisë së Ekonomisë”. - bëhet e ditur më tej në njoftim.

Lajme të ngjashme