Mbyllet seanca për Banjskën, shkak ndjeshmëria e deklaratës së dëshmitarit - NACIONALE

Mbyllet seanca për Banjskën, shkak ndjeshmëria e deklaratës së dëshmitarit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Seanca për Banjskën është mbyllur, për shkak të ndjeshmërisë së deklaratës së dëshmitarit.

Ndërkohë, seanca po vazhdon ende.

Theksojmë se gjykimi po zhvillohet ndaj tre të akuzuarve për terrorizëm dhe vepra të rënda penale në rastin “Banjska”, ngjarje në të cilën në shtator të vitit 2023 u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Të akuzuarit që po përballen me drejtësinë janë Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.

Në këtë proces gjyqësor, disa zyrtarë të Policisë së Kosovës tashmë kanë dëshmuar lidhur me natën tragjike.

Lajme të ngjashme