Mbyllet rasti ku akuzohej Prokurori Blerim Igrishta, ushtrohet padi ndaj Tomë Gashit - NACIONALE

Mbyllet rasti ku akuzohej Prokurori Blerim Igrishta, ushtrohet padi ndaj Tomë Gashit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Jeton Osmani, i cili e përfaqësonte Prokurorin Blerim Igrishta, në një rast ku pretendohej se ky i fundit e kishte keqpërdorur detyrën zyrtare, e që erdhi si rezultat i shkrimeve të Avokatit Tomë Gashi, e shkrimeve në portalin Kallxo.com, siç thotë Avokati Osmani, tashmë ky rast është mbyllur nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Por, siç duket këtu nuk do të mbaroj, përballja e Prokurorit Igrishta me Avokatin Tomë Gashi.

Avokati Jeton Osmani, i cili e përfaqëson Prokurorin Igishta, ka bërë të ditur se ka ushtruar padi ndaj Avokatit Tomë Gashi, portalit Kallxo.com, dhe Ujësjellëist KRU-Prishtina.

Në reagimin e avokatit, thuhet se arysetimi i mbylljes së këtij rasti, ndaj Prokurorit është voluminoz, konkretisht mbi 40 faqe, e se aty u vërtetua se Igrishta nuk kishte konsumuar asnjë element të veprës penale, për të cilat pretendonin të lartëcekurit.

Lajme të ngjashme