Mbyllet përkohësisht thirrja për aplikim për Subvencionim të Efiçiencës së Energjisë - tejkalon buxhetin e paraparë - NACIONALE

Mbyllet përkohësisht thirrja për aplikim për Subvencionim të Efiçiencës së Energjisë - tejkalon buxhetin e paraparë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Thirrja Publike për Subvencione për Efiçiencë të Energjisë për Qytetarët, e cila filloi më 6 tetor 2022, sot është ndërprerë përkohësisht për aplikime pasi që numri i aplikacioneve të pranuara ka tejkaluar financimin e ndarë për këtë thirrje.

Ky vlerësim është llogaritur duke u bazuar në premisën se çdo subvencionim do të jetë me çmimin maksimal të lejuar, ndërsa thirrja do të rihapet me fondet e mbetura pasi të jenë shqyrtuar aplikimet e para për aplikime për subvencione nga Komisioni i Vlerësimit.

Në kuadër të Thirrjes Publike për subvencionim të Efiçiencës së Energjisë për qytetarët ju njoftojmë se numri total i aplikuesve për fazën e parë është:

Numri total i aplikuesve 5992

– Pompë Termike 1313 aplikues,

– Inverter 2656 aplikues,

– Kalda me Biomasë 816 aplikues,

– Stufa me biomasë 1207 aplikues

Numri i aplikuesve të cilët janë në kategorinë e mbështetjes së skemës të asistencës social është 275.

Theksojmë se deri më tani numri total i aplikuesve për fazën e dytë është 218.

Ndërsa shifra e arritur nga aplikimet është 6,000,020.00 euro.

Lajme të ngjashme