Mbyllet Aeroporti i Brukselit, raportohet se u pa një dron - NACIONALE

Mbyllet Aeroporti i Brukselit, raportohet se u pa një dron

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Aeroporti i Brukselit është mbyllur pasi u raportua se ishte parë një dron, sipas shërbimit belg të kontrollit të trafikut ajror dhe një zëdhënëseje të aeroportit.

“Tani për tani nuk ka fluturime që po aterrojnë apo që po nisen” – tha zëdhënësja, duke shtuar se nuk mund të vlerësonte se për sa kohë do të mbetej i mbyllur aeroporti, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Edhe një aeroport tjetër më i vogël, ai në Liege, gjithashtu tha se aktualisht ishte i mbyllur, pasi ishin parë dronë.

Kurt Verëilligen, zëdhënës i shërbimit belg të kontrollit të trafikut ajror, tha se pak para orës 19:00, një dronë ishte parë afër Aeroportit të Brukselit dhe, për këtë arsye, aeroporti ishte mbyllur si masë sigurie.

Në shtator, Aeroporti i Kopenhagës në Danimarkë dhe Aeroporti i Oslos në Norvegji ishin mbyllur për një kohë të shkurtër, pasi atje gjithashtu ishin parë dronë.

Dronë u panë edhe në një bazë ajrore ushtarake belge fundjavën e kaluar.

Lajme të ngjashme