Mbrojtja e të dhënave personale, AIP dhe disa institucione nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Me iniciativën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP) sot është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucionale, e cila ka për qëllim mbrojtjen e të dhënave personale.
Përmes një njoftimi për media Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka treguar se kjo marrëveshje sot është nënshkruar me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKSH), Policinë e Kosovës (PK), Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).
Sipas njoftimin, me këtë marrëveshje udhëheqësit e këtyre institucioneve janë zotuar për zbatimin e Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke theksuar nevojën për respektimin e së drejtës për liri të shprehjes dhe mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve gjatë raportimit medial.