Mbreti Harald i Norvegjisë po ndihet më mirë në spital, thotë princi
Mbreti Harald i Norvegjisë duket se po ndihej më mirë të mërkurën, pasi ishte dërguar në spital në Malajzi me infeksion më herët këtë javë, tha princi norvegjez.
Monarku 87-vjeçar ishte në një udhëtim privat në shtetin e Azisë Juglindore, kur u sëmur, u njoftua të martën.
“Ne folëm me nënën dhe babanë tim këtë mëngjes... Duket se shëndeti i tij ishte pak më mirë” – u tha gazetarëve princi Haakon, raporton agjencia "Reuters".
Ai shtoi se mbreti ishte duke marrë kujdes të mirë nga personeli mjekësor malajzias dhe norvegjez.
“Ajo për të cilën ka nevojë ai tani është që të jetë në spital edhe për disa ditë dhe të marrë ca pushim” – tha princi norvegjez.