Mblidhet sot Qeveria Kurti, ky është rendi i ditës - NACIONALE

Mblidhet sot Qeveria Kurti, ky është rendi i ditës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Sipas njoftimit të ZKM-së, kryeministri Kurti do të mbledh ministrat e tij në ora 09:30.

Në rend të ditës janë 6 pika.

Rendi i ditës:

1. Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshmin dhe plotësimin e Ligjeve që Përmbajnë Procedura të Veçanta Administrative dhe Harmonizimin e tyre me Ligjin Nr. 05/L-031 per Procedurën e Përgjithshme Administrative, Faza e Dyt (MPB);

2. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për miratimin e listës së pozitave për përfitimin e shtesës për kushte specifike të punës (MFPT);

3. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 09/67 të datës 9 mars 2022 për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidromorava, Sh. A. Gjilan (KM);

4. Shqyrtimi i Propozim-vendimit Përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronës së paluajtshme ish shoqërore P. Shy IGK Ballkan” Njësia Damper, (ish Kampi “Casablanka”), për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (MMPHI);

5. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Programit vjetor 2023 për Rezervat Shtetërore të Mallrave (MINT)

6. Të ndryshme

Lajme të ngjashme