Mblidhet sot Komisioni për Buxhet, rendi i ditës me disa projektligje e raporte - NACIONALE

Mblidhet sot Komisioni për Buxhet, rendi i ditës me disa projektligje e raporte

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të mblidhet sot në ora 11:00, për të shqyrtimin e disa raporteve.

Në rend të ditës janë nëntë pika.

Ky është rendi i ditës:

1. Miratimi i rëndit të ditës;
2. Shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes për Projektligjin nr. 08/L-287 për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës;
3. Shqyrtimi i raportit më amendamente i komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim për Projektligjin nr.08/L-275 për Rrugët;
4. Shqyrtimi i raportit me amendamente për Projektligjin nr.08/L-272 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr.08/L-149;
5. Shqyrtimi i raportit më amendamente i Komisionit funksional për Mandate Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për Projektligjin nr.08/L-249 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës;
6. Shqyrtimi i raportit më amendamente i Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për Projektligjin 08/L- 294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publik;
7. Shqyrtimi i raportit vjetor financiar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2023;
8. Shqyrtimi i raportit vjetor i Komisionit Rregullativ i Prokurimit Publik për vitin 2023;
9. Të ndryshme

Vendi: C203Koha: 11:00

Lajme të ngjashme