Mblidhet sot Komisioni hetimor për menaxhimin me Rezervat Shtetërore
Komisioni hetimor për Rezervat Shtetërore do të mblidhet sot me fillim nga ora 10:00.
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla do të diskutojë rreth angazhimit të ekspertëve.
Ky Komisioni kishte dështuar disa herë deri në funksionalizimin e tij për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve të VV-së të përcaktuar në këtë Komision.