Mblidhet Qeveria e Kosovës, merr dy vendime - NACIONALE

Mblidhet Qeveria e Kosovës, merr dy vendime

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike gjatë ditës së premte.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media, ka njoftuar se në mbledhje është miratuar lista e kandidatëve të propozuar për tre anëtarë të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Veç kësaj, në mbledhje është miratuar kërkesa e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për rritjen e kufirit të shpenzimeve prej 10 milionë euro për rehabilitimin e linjës 10 hekurudhore Fushë-Kosovë – Han i Elezit.

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen elektronike, në të cilën ka:

– Miratuar listën e kandidatëve të propozuar për tre anëtarë të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, si në vijim:

o Habib Basholli;

o Nasuf Mjekiqi;

o Bahri Karaça;

o Avdi Mjeku;

o Hasan Preteni;

o Kaltrinë Demiri.

– Miratuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për rritjen e kufirit të shpenzimeve në shumë prej 10 milionë euro për Projektin “Rehabilitimi i Linjës 10 Hekurudhore Fushë Kosovë – Han i Elezit”, nga fondet e huamarrjes klauzola e investimeve. Rritja e kufirit të shpenzimeve bëhet për mbulimin e obligimeve të projektit nga Kredia me Bankën Evropiane për Investime dhe nuk ndikon në tejkalimin e kufirit të deficitit sipas rregullës fiskale.

Lajme të ngjashme