Mblidhet PDK-ja, i drejtohet Deharit: Reflektoni, hapeni Kuvendin - NACIONALE

Mblidhet PDK-ja, i drejtohet Deharit: Reflektoni, hapeni Kuvendin

1 orë më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, duke i bërë thirrje kryesuesit Avni Dehari që të mundësojë vazhdimin e procesit të konstituimit.

“PDK është në Kuvend dhe kërkon me vendosmëri rikthimin e rendit kushtetues në vend. Reflektoni – HAPENI KUVENDIN!”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Partia i është drejtuar drejtpërdrejt Deharit, duke i rikujtuar se roli i tij si kryesues i seancës konstituive është i përcaktuar dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit.

Sipas PDK-së, përgjegjësia e Deharit është të mundësojë zhvillimin dhe vazhdimin e seancës deri në konstituimin e Kuvendit.

“Nuk është në kompetencën tuaj që, mbi bazën e vlerësimeve apo konsideratave politike, të vendosni nëse dhe kur duhet të vazhdojë procesi i konstituimit të Kuvendit”, thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme